Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar rreth 500 përfaqësues biznesesh në Prishtinë.
Hamza u ka premtuar atyre mbështetje në rritjen e bizneseve të tyre, me grante investive, subvencione dhe lehtësira fiskale.
Ai ka thënë se pa një sektor privat të zhvilluar dhe të fuqishëm nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar.
“Kompanitë që investojnë mbi 500 mijë euro dhe punësojnë mbi 50 punëtorë, 5 deri në 10 vjet do të jenë të liruara nga pagesa e tatimit në fitim për korporata. Është pengesë për bizneset e vogla që ato të merren në evidencë, prandaj deri në 10 mijë euro ato që kanë qarkullim nuk do të tatimohen fare. Ne kemi mbërri në një fazë që duhet ta krijojmë Bursën e Kosovës apo tregun e kapitalit. Kompanitë tona kanë mundësi që të zhvillohen, të sigurojnë financim dhe të kenë më shumë punësim dhe më shumë zhvillim. Buxheti duhet të rritet si rezultat i rritjes ekonomike, jo si rezultat i ngarkesave dhe i presioneve prej institucioneve, të cilat janë të obliguara me e zbatu ligjin”, ka thënë Hamza./Arbresh.info/
Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thel...
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...