Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza është pritur sot në takim nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se me Begajn kanë pasur biseda të përzemërta për popullin dhe kombin shqiptar.
“Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve. Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!”, tha Hamza./Arbresh.info
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...