Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Gjatë takimit, Hamza shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës ndër vite, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, duke e vlerësuar rolin e saj si një partner i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe zhvillimore të vendit.
Duke folur për zhvillimet aktuale politike, Hamza theksoi se mbetet për t’u parë qasja e partive të tjera në fazën e ardhshme, duke shtuar se stabiliteti institucional dhe bashkëpunimi janë thelbësore për tejkalimin e sfidave politike.
Hamza pohoi se PDK ka qenë konstruktive gjatë gjithë kohës dhe do të vazhdojë të jetë bashkëpunuese në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe zgjidhjeje në interes të shtetit.
Kryetari Hamza shtoi se vetëm përmes koordinimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, Kosova mund të avancojë drejt integrimeve euroatlantike dhe forcimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.
Trump: Irani mund të shkatërrohet në një natë
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...