Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka mbajtur sot tubim me qytetarët në Gjilan.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza premtoi përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, përcjell Arbresh.info
Ndër të tjera, Hamza tha se Anamorava ka nevojë për punë dhe investime konkrete.
“Mikpritje e jashtëzakonshme në sheshin e Gjilanit. Ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë. Më 9 shkurt, përfundon pritja edhe këtu! Autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do ta përfundojmë. Stadiumin e qytetit, i cili ka mbetur punishte e hapur për shumë gjatë, do ta ndërtojmë. Edhe kampusin universitar “Kadri Zeka” do ta rregullojmë! Anamorava ka nevojë për punë dhe investime konkrete”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026