Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Bajram Qerkinit, kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve” i cili nuk reshti kurrë së kërkuari përgjigje për të pagjeturit.
Në një postim në Facebook, Hamza thotë se as Qerkinin, e as ata që nuk u gjetën që 25 vjet, nuk do t’i harrojnë kurrë, dhe kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për ta, shkruan Arbresh.info.
“E gjithë Kosova është e pikëlluar me vdekjen e njërit prej njerëzve më të mirë të saj. Baca Bajram ishte vërtet zë dhe shpresë i të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës në Kosovë. As bacën Bajram dhe as ata që nuk po mund t’i gjejmë që 25 vjet, të cilët ai i kishte mision jetësor, kurrë nuk do t’i harrojmë dhe kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta! Prehu në paqe, baca Bajram!”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...