Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e sotme të Kuvendit tha se, gjendja e krijuar nga COVID-19, përveç humbjes së jetës së njerëzve ka shkaktuar edhe dëme në ekonomi
“Qeveria e kaluar ka aprovuar një buxhet edhe pse ishte diskutuar dhe aprovuar pas shpalljes ë pandemisë nuk ka përfshirë fonde që kishin me qenë të nevojshme për adresimin e kësaj çështje. Për më tepër e dimë se si është proceduar dhe aprovu. PDK duke u bazuar në situatën e krijuar ka qenë subjekti i parë politik që ka proceduar në Kuvend, Projektligjet më qëllim që të adresojmë këtë çështje dhe kemi qenë të hapur të pranojmë edhe propozime te kritikat”, tha Hamza
Po ashtu tha se, kemi qenë të hapur ti pranojmë kritikat edhe propozimet por fatkeqësisht nuk ka ekzistuar vullneti politik.
“Kemi qenë të hapur ti pranojmë kritikat edhe propozimet por fatkeqësisht nuk ka ekzistuar vullneti politik. Deri më tani nga buxheti i shteti janë paguar afërisht vetme 55 milionë euro që është me pak se 1 % e buto produktit vendor. Bizneset u ndihmuan me një pagë simbolike 170 euro e ka momente kur janë bërë selektive. Pyetja është si do të bëhet pagesa për muajt e ardhshëm, pra për maj edhe tutje. Pa u adresuar përmes ligjit, kjo është e pamundur. Shumë kategori nuk janë përkrahur fare, siç janë pensionistët kontribut dhënës, kategoritë e dala nga lufta. Bizneset nuk i kanë pranuar paratë për bizneset e tyre operative. Edhe pse Pako e vonuar, edhe jo gjithëpërfshirëse dhe jo me bazë të qartë legale.”, tha Hamza./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/959442731141300/
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025