Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka qëndruar mbrëmë në Malishevë, ku ka thënë se programi i tij ofron zgjidhje reale, të llogaritura dhe të financuara qartë.
Hamza, në një tubim, në mesin e qytetarëve të Malishevës dhe përkrahësve të PDK-së atje, ka theksuar se programi i tij bazohet në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, drejtësi dhe mbrojtje e politikë e jashtme.
Hamza ka thënë së punëtori do të jetë në qendër të politikave të qeverisë së udhëhequr nga ai, prandaj do ta themelojnë Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor ta votojnë PDK-në dhe numrin 130.
“Vota për PDK-në shkon në numrin 130. Kjo është adresa, nuk ka adresë tjetër. Prandaj, fitorja e PDK-së, ju gëzon juve, më gëzon mua, por të jeni të bindur që i gëzon dhe i bën krenarë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, ka shtuar ai.
Tutje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë pjesë në një tubim tjetër në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku tha se bashkimi i qytetarëve rreth vizionit të PDK-së për zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie është frymëzues./Arbresh.info
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...