Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitave në Shtetet e Bashkuara dhe Francë, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Nëpërmjet një postimi, Hamza ka njoftuar se ka realizuar takime me përfaqësues të lartë të shtetit gjerman, përfshirë bashkëpunëtorin e kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Hamza theksoi se në të dyja takimet ka pasur mundësinë të diskutojë për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë
“Pas SHBA-së dhe Francës erdha në Gjermani për të takuar bashkëpunëtorin e kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjermania është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, e cila na ka mbështetur në rrugëtimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Në Zyrën e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, u takova me z. Alexander Wallau, i cili është Përgjegjës për Marrëdhënie Dypalëshe. Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u takova me z. Michael Reiffenstuel, i cili është Drejtor për Evropën Juglindore. Në të dyja takimet e theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Angazhimi im si kryeministër i ardhshëm do të jetë i përditshëm për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit tonë”, shkroi Hamza./Arbresh.info
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare