Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Asociacioni i Komunave, ku u diskutua për Projektligjin për financat e pushtetit lokal.
Ai gjatë takimit me kryetarët e komunave të Kosovës theksoi se Ligji për financat e pushtetit lokal është i një rëndësie të veçantë për funksionimin e pushtetit lokal dhe vlen të theksohet se Koncept dokumenti për financat e pushtetit lokal është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në nëntor të vitit 2018, ku edhe janë paraparë të bëhen disa ndryshime ligjore, njofton ministria, transmeton Klan Kosova.
“Ai gjithashtu theksoi se është me shumë rëndësi krijimi i grantit specifik për shërbime sociale sipas sistemit të hapur të financimit njëjtë si për arsim dhe për shëndetësi, po ashtu, me këtë projektligj parashihet që të definohen më qartë kriteret për ndarjen e granteve të veçanta si dhe me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës të aprovojë udhëzimet administrative të propozuara nga ministritë e linjës”, thuhet në kumtesë.
“Si rezultat i bartjes së buxhetit dhe numrit të punëtorëve nga niveli lokal në atë qendror për shërbimet e centralizuara, do të zvogëlohet Granti i Përgjithshëm nga 10% në 9%, dhe ky zvogëlim i grantit do të ketë efekt neutral në buxhetin e komunave” , ka thënë Hamza.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...