Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza tha se nga sot, me krenari i kujtojmë ditët e lavdisë dhe krenarisë kombëtare, ditët e heroizmit dhe sakrificës së madhe të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.
Hamza tha se Jasharët nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por e mbrojtën dinjitetin e shqiptarëve, shkruan Arbresh.info.
“Angazhimi i tyre për lirinë ishte një thirrje e vazhdueshme për rezistencë. Një thirrje për t’u ngritur kundër padrejtësive dhe për ta mbrojtur atdheun tonë. Ata, kësaj thirrjeje, i dhanë përgjigje jo me fjalë, por me jetët e tyre!”, u shpreh ai.
“Duke punuar me nder, me integritet e dinjitet për një Kosovë më të mirë, ne i nderojmë edhe të rënët për lirinë dhe pavarësinë tonë. Sot e përgjithmonë, UÇK-ja është vlera që duhet t’i flasë çdo gjenerate! Nder e lavdi për komandantin Adem Jashari dhe familjen Jashari!”, ka shkruar mes të tjerash Hamza../Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...