Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka përkujtuar në 26-vjetorin e rënies, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.
Hamza gjatë ditës së sotme, bëri homazhe të varrezat e tyre.
“‘A do të vdisnit për Kosovën?’ – ishte pyetja e një gazetari anglez për Fehmi Lladrovcin, në vitin 1998. ‘Gjithqysh. Edhe me dëshirën më të madhe. Ai do të ishte fati më i madh i im i jetës!’ – ishte përgjigjja e tij, e cila mbi të gjitha e dëshmonte vendosmërinë e UÇK-së për luftën që po përhapej gjithandej Kosovës”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ndër të tjera, Hamza thotë se ‘Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur. Si veprimtarë të shquar, ata tërë jetën ia kushtuan Kosovës, me organizime dhe përpjekje për liri e pavarësi, deri më 22 shtator 1998 kur ranë heroikisht në altarin e lirisë së bashku me bashkëluftëtarët Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka’/Arbresh.info/
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...