Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka kujtuar rënien të Enver Zymberit 13 vjet më parë gjatë aksionit të vendosjes së pikave kufitare dhe doganore në veriun e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza u shpreh mirënjohës ndaj kontributit të Enver Zymerit, shkruan Arbresh.info.
“Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymerit dhe kolegëve të tij që gjithmonë treguan gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve dhe mbrojtje të rendit e ligjit.”, ka shkruar ai.
“Enver Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur.”, shtoi i pari i Mitrovicës./Arbresh.info/
Ndryshe, sot janë bërë 13 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.
Më 25 korrik të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.
Ata hasën në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra polici Enver Zymberi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
13 vjet nga aksioni i policisë në veri ku u vra heroi Enver Zymeri
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...