Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar 25 milionë euro çdo vit për bursa studentore për të rinjtë në Kosovë.
Ai tha se PDK-ja e ka prioritet arsimin, prandaj sipas tij, çdo para që jepet për arsim është investimi më i duhur.
Hamza tha se beson tek të rinjtë, pasi kanë vizion edhe për 40- 50 vitet e ardhshme.
“Ne e kemi prioritet tepër të lartë arsimin. Unë kryeministër, iu siguroj e garantoj se vajzë apo djalë që nuk do të mund t’i realizojë ëndrrat për shkak të kufizimeve financiare, nuk do të ketë në Kosovë. Për mua, çdo para që jepet për arsim është investimi më i duhur. Nuk është shpenzim, është investimi më i duhur. Starti është 25 milionë, fond shtetëror për bursa çdo vit. Ne do t’i ndihmojmë strat-up at përmes fondit për garantimin e kredisë të cilit do t’ia rrisim fushveprimtarinë e kapitalin që ata ta marrin riskun, e kredinë ta realizojnë të rejat e rinjtë që kanë vizion, që kanë program. Ne do t’iu garantojmë qasjen në financa. Unë besoj në ju, besoj në të rinjtë, sepse ju keni vizion edhe për 40-50 vitet e ardhshme”, ka thënë Hamza gjatë një tubimi./Arbresh.info/
Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë flasin për Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun
Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk nda...
Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...