Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se është mbështetës i sektorit privat dhe që beson në njerëzit e ri të Kosovës, ku bashkë me ta, ai shprehet që do të bëjë punë të mira.
Përmes një videoje në Facebook, ai shton se Fondi për Garantimin e Kredive do të zhvilloeht dhe do rritet kapitali e fushëveprimtaria e tij, shkruan Arbresh.info.
“Përmes favorizimeve me politika mbështetëse, tatime më të ulëta, mbështetje më të madhe për bizneset, dhe ambient më miqësor për bizneset, dhe lehtësimi në qasjen e financave, ka njerëz që kanë ide. Ka njerëz që janë shumë të kualifikuar , por i mungon ai kapitali fillestar. Kolateral, nuk ki se je e re ose i ri, prandaj Fondi për Garantimin e Kredive duhet mu zgjeru, duhet me u rrit kapitali i tij, duhet mu rrit fushëveprimtaria e tij që me i përkrah stratup-et”, u shpreh Hamza.
“Jam mbështetës i sektorit privat, e kur jam te sektori privat duhet me i mbështet ato sektore ku prodhojnë rezultate”, shtoi ai.
“Përveç kësaj u kam deklaruar publikisht dhe e kam pjesë të programit, 30 për qind me i përkrahë me grante investive. Po realisht, besoj në juve, besoj në njerëzit e ri të Kosovës që kemi me bë punë të mira”, theksoi ai./Arbresh.info/
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...
Oda Amerikane dhe Kusari Lila diskutojnë për reformat për pë...
Tregjet globale bien pas shtyrjes së afatit të Trumpit për I...
Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla: Për vrasjen e ...
Kurti në Francë për takim me Macronin