Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në mbledhjen komemorative për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se ai ishte njeri që përjetoi padrejtësinë më të madhe.
Hamza tha se Haxhi Thaçi ishte një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi, shkruan Arbresh.info.
“Baca Haxhi nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi. Ai ishte njeriu që përjetoi padrejtësinë më të madhe, jo vetëm si një shqiptar që për dekada u rrit dhe jetoi në shtypje, por si baba, që pa të birin e tij, një nga luftëtarët dhe udhëheqësit më të shquar të çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, të mbajtur padrejtësisht në burg, larg familjes, larg popullit, larg atdheut, për të cilin dha gjithçka”, tha tutje Hamza./Arbesh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen