Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovë, Bedri Hamza së bashku me përfaqësuesit e “Qatar Charity” kanë qëndruar sot në fshatin Frashër në Mitrovicë.
Ata kanë parë nga afër kompleksin social të ndërtuar bashkarisht, i cili ka 40 shtëpi për familjet mitrovicase, shkollë moderne, Qendër të Mjekësisë Familjare dhe objekte të tjera përcjellëse, transmeton Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, krahas rritjes për 50 për qind të asistencës sociale, do të sigurohet që me një program të veçantë të ndihmojë përfituesit e këtyre skemave që të integrohen edhe në tregun e punës.
“Në qeverinë time, asistenca për familjet që janë pjesë e skemave sociale do të rritet për 50 për qind. Me program të veçantë, me trajnime dhe subvencione të punësimit, ne do t’i inkurajojmë dhe mbështetesim përfituesit e skemave sociale që të integrohen në tregun e punës”, ka thënë ai.
Pas vizitës në Frashër, Hamza ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Iliridë./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...