Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti beson se Lista Serbe do të arrijë marrëveshje me parterët e koalicionit që të merr pjesë në seancën e nesërme ku do të zgjedhet presidenti i Kosovës.
“Besoj se Lista Serbe do të arrijë marrëveshje sipas mundësisë që kanë ata dhe sipas mundësisë që kanë këta”, tha Haliti.
Haliti tha se beson që Lista Serbe nesër do të jetë në Parlament dhe do të votoj për njërin prej kandidatëve për president.
Nga ana tjetër kryetari i Listës Serbe dhe kreu i grupit parlamentar serb në parlamentin e Kosovës Slavko Simiç, për agjencinë e lajmeve “Beta” kishte deklaruar se grupi i tij parlamentar nuk do që kjo seancë të mbahet të premten, para se të plotësohen kërkesat e serbëve të Kosovës. “Unë pres që partnerët tanë të koalicionit, të tregojnë maturi dhe sa më shpejt të thërrasin një mbledhje në të cilën do të shqyrtohen dhe nënshkruhen kërkesat tona”, tha Simiç./Arbresh.Info
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...
Europoli në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës
Kurti përkujton viktimat e luftës në Kastriot dhe Skenderaj:...
Asambleistët e Prishtinës vendosin shallat e Kosovës, gjatë ...
Kushtetuesja i jep të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tre...
FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu...