Njohësi i çështjeve politike, Agron Halitaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për emërimin nga dy ministra për ministri.
Në një reagim të tij, Halitaj thotë se kush e di, ditëve në vijim, mund t’i emëroj edhe nga tre e katër.
Sipas Agron Halitajt, kjo e bën Kurtin të njejtë me Ramush Haradinajn, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin: abuzues të parasë publike.
Reagimi i plotë i Agron Halitajt:
Albin Kurti paska nisur t’i emeroj nga dy zevendesministra ne nje ministri. Kush e di, diteve ne vijim mund t’i emeroj edhe nga tre a kater. Kjo e ben ate te njejte me Ramush Haradinajn, Isa Mustafen e Hashim Thaçin. Thjesht, kjo e ben ate abuzues te parase publike. Me keto emerime, ai deshmon se nuk e ka fare parasysh krizen ekonomike te shkaktuar nga pandemia dhe buxhetin e varfer te shtetit. Nese pararendesit e tij jane kritikuar me te drejte kur kane emeruar zevendesministra per pune pazaresh mes partneresh te koalicionit, Kurti duhet kritikuar se po e ben kete vetem per rehatim te militanteve te partise se tij. Asnje arsye tjeter nuk e ka. Ai e di se mjafton nje zevendesminister ne ministri. Sa eshte ende ne fillim te qeverisjes, Kurti nuk eshte keq ta rikujtoj se dikur thoshte se “politikanëve duhet t’ua ruajmë mendjet e jo trupin”. E pra, ruaje mendjen kryeminister!
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...