Halil Matoshi ua uron fitoren Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit

12:06 | 7 Tetor 2019
A Z

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në largim, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit.

Matoshi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se në qeverinë Haradinaj janë bërë punë të mëdha.

“Urime secilës dhe secilit qytetar që kanë votu për koalicionin 100 % Kosovë (AAK-PSD) dhe Ramush Haradinajt, i cili, si burrështeti i madh, ia ktheu mandatin sovranit, që me mundësu ndryshimin. Në Qeverinë Haradinaj janë ba punë t’mira, janë marrë vendime që e bajnë historinë e shtetit”, ka shkruar Matoshi.

Matoshi ka shkruar se Albin Kurti nuk mundet i vetëm dhe se i duhet bashkëqeverisja.

“Albini vjen në pushtet në epokën kur Kosova është konsolidu në aspektin e sigurisë, është delegjitimu copëtimi i vendit, janë ruejtun resurset nacionale, Trepça 100% e Kosovës dhe tregu i lirë ësht nda nga epoka e kolonizimit nga Serbia.Dhe është zbrapsun ndikimi rus.
Albini nuk munet vetëm. I duhet bashkëqeverisja, i duhet sidomos opozita konstruktiv”.

Ai i ka uruar sinqerisht fitore VV-së dhe Albin Kurtit.

“Urime të sinqerta fituesit të zgjedhjeve Lëvizjës Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, ka shkruar Matoshi.

Shpërndaje në rrjete sociale