Analisti Halil Matoshi thotë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk cenon sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Asociacioni buron nga Paketa Ahtisaari dhe ishte si kompromis për të marr pavarësinë.
Ky është shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:
Asociacioni nuk e cenon sovranitetin shtetëror të Republikës se Kosovës!
Lexoni vetëm këto dy pika:
Asociacioni do t’i dërgojë ministrit të Punëve të Brendshme emrat e komandantëve të policisë në komunat përkatëse.
Të gjitha amendamentet e këtij Asociacioni miratohen me dekret dhe shqyrtohen në Gjykatën Kushtetuese.
Unë nuk po i kuptoj ata që thonë se mbaroi sovraniteti i Republikës se Kosovës me krijimin e Asociacionit të komunave serbe? KU e shihni ju këtë?
E para, Asociacioni buron nga Paketa Ahtisaari dhe ishte si kompromis për të marr pavarësinë;
Së dyti Asociacioni nuk mund të bie ndesh me prerrogativat e Kushtetutës së Kosovës sepse statuti dhe të gjitha vendimet e tij shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës;
Bashkësia e serbeve kosovar, u nënshtrohet ligjeve të Kosovës, Institucioneve qendrore: Kuvendit dhe Qeverise se Kosovës si dhe agjensioneve qeveritare, Komandës qendrore te FAK-ut (aktualisht FSK), Komandës unike policore (Policia e Kosovës) dhe gjyqësorit unik.
Serbëve kosovar asociacioni u jep ma shumë mundësi në zhvillim ekonomik lokal, ambient, arsim, kulturë, shëndetësi, shërbime komunale etj. Çka edhe është OK.
Shteti që jep të drejta dhe garanton liritë asht shtet modern – jo ai që i kufizon ato.
Fundja edhe deri më tani – në komunat me shumicë serbe – kanë vetëqeverisur serbët kosovar dhe kjo është OK.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...