Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se partia e tij ka vetëm një koalicion – atë me qytetarët.
Ai këtë e tha pas letrës së presidentit Thaçi dërguar kryeministrit në detyrë Kurti që të jep emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, njofton Klan Kosova.
“LVV ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetarët e vendit që jetojnë këtu apo në mërgatë”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Vetëvendosje ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas pandemisë.
Sidoqoftë, njohësit e Kushtetutës kanë thënë se nuk parashihet ndonjë afat se kur duhet që Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet, të dorëzojë në Presidencë emrin e mandatarit.
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin