Deputeti i zgjedhur i VV’së, Haki Abazi, ka thënë se një qeveri e udhëhequr nga VV’ja është shpresa e fundit për qytetarët e Kosovës.
“Qeveria e VV’së është shpresa e fundit për qytetarët. Përndryshe do të largohemi të gjithë”, ka thënë ai.
Sot Albin Kurti doli publikisht duke treguar se nuk kanë arritur një marrëveshje për qeverinë me LDK’në. Nesër konstituohet Kuvendi dhe marrëveshja do të thotë se nuk do të ketë qeveri.
Abazi ka thënë se VV nuk preferon të shkohet në zgjedhje të reja dhe dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje.
Po ashtu ai ka thënë se kanë preferuar prej fillimit të negociatave që propozimi i presidentit të lihet pas formimit të qeverisë. /Express/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi