Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, duket se ka dhënë “sinjale” se do të jetë kundër Qeverisë dhe partisë së tij sa i përket çështjes së pagave për grevistët gjatë muajit shtator.
Përmes një statusi në Facebook, Abazi ka paralajmëruar se që nga fundi i javës së ardhshme do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, shkruan lajmi.net.
Deputeti i VV-së ka uruar që deri të premten të përmbyllet debati për pagat, duke dhënë kështu “sinjale” se është kundër vendimit të Qeverisë dhe qëndrimit të partisë së tij për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për grevistët.
Kujtojmë se mos ekzekutimi i pagave për muajin shtator për grevistët ka nxitur reagime të shumta, teksa kundër këtij vendimi janë shprehur edhe disa deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. /arbresh.info/
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës