Të mërkurën ligjvënësit do të mblidhen në një tjetër përpjekje, që do të shënojë të 19-ën me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili po vazhdon çdo 48 orë që nga 15 prilli kur ishte mbajtur seanca e parë e thirrur nga presidentja të kohë.
Për këtë pati diskutim në RTK, ku analisti, Muhamet Hajrullahu tha se pritet që edhe nesër të jetë situatë e njëjtë sa i përket kësaj çështjeje.
“Edhe nesër do të kemi skenarë të njëjtë, nuk do të kemi as nesër tym të bardhë nga kuvendi. Kjo është e pafalshme çka po ndodhë”, tha ndër të tjera ai.
Sipas tij, populli ka treguar se duhet të ketë bashkëpunim politik, bazuar në rezultatin zgjedhor. Sipas tij, një koalicion i LVV-së ose me PDK-në apo me LDK-në do ta zgjidhnin problemin edhe të presidentit.
“Duke parë problemet gjeopolitike, ekonomike, të politikës së jashtme e të tjera, i duhet një qeveri e cila do t’i zgjidhte shumë probleme, madje edhe dialogun Kosovë Serbi. Një koalicion i LVV-së ose me PDK-në apo me LDK-në do ta zgjidhnin problemin e dhe të presidentit, dhe Kosova do të kalonte në një fazë të pjekurisë politike”, tha Hajrullahu.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...