Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku, vizitoi Qendrën Rekreative “Brez pas Brezi”, ku u prit me ngrohtësi nga udhëheqësit Besnik dhe Zymrije Grajçevci, si dhe nga artistët dhe zonjat me shpirt artistik.
Çeku theksoi se këto formacione artistike kanë vepruar për vite pa mbështetje nga komuna, por premtoi se kjo do të ndryshojë.
“Shumë energji pozitive mora në Qendrën Rekreative “Brez pas Brezi”, ku u prita me ngrohtësi nga dy udhëheqësit, Besnik dhe Zymrije Grajçevci, si edhe nga zonjat plot entuziazëm e shpirt artistik. Këto formacione artistike kanë vepruar për vite të tëra pa asnjë mbështetje nga komuna. Por kjo duhet dhe do të ndryshojë. Ata kanë nevojë për hapësira të qëndrueshme ku mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre, ndërkohë që Prishtina ka plot ambiente të braktisura që presin të marrin jetë sërish”, shkroi Ai./Arbresh.info
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...