Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm i fshatrave do të jetë një ndër prioritetet kryesore të platformës së tij.
Ai ka theksuar se për fshatrat e Llapit do të ketë ndihmë dhe mbështetje të veçantë në bujqësi, ndërsa për Malësinë e Gollakut është paraparë zhvillimi i agroturizmit përmes programit “10 fshatrat”.
“Në fshatrat e Prishtinës do të nisim zhvillimin e qëndrueshëm. Në platformën tonë kemi paraparë që, përveç zgjidhjeve bazike, të investohet në rrugë e rrugica me trotuare e ndriçim, në bujqësi me perspektivë dhe në turizëm që sjell jetë e ekonomi në zonat rurale”.
“Për fshatrat e Llapit, ndihmë dhe mbështetje në bujqësi. Për Malësinë e Gollakut, agroturizëm dhe zhvillim ekonomik përmes programit “10 fshatrat”. Bashkë do ta kthejmë fshatin në forcë të zhvillimit të kryeqytetit”, shkroi tutje ai./ Arbresh.info
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti s’deklarohet nëse do të ketë koalicion qeverisës
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...