Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, ka deklaruar se Vjosa Osmani është brend i LDK-së dhe jashtë saj nuk mund të mbijetojë politikisht.
Limani-Hajnuni tha se LDK mund të dëmtohet nga zgjedhjet e reja por ajo që do të dëmtohet më së shumti është vet Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova
“Vjosa është një politikane e cila që e ka vendos programin e saj përpara dhe unë nuk do e komentojë zgjedhjen e saj përveçse do të them që Vjosa Osmani është brend i krijuar nën llogon e LDK-së, një grua politikane e cila nuk besoj që mund të mbijetojë jashtë LDK-së”, tha ajo në Klan Kosova.
“LDK mund të dëmtohet nga këto zgjedhje në proces. Por, jam e sigurt që ajo që do të dëmtohet më së shumti në këto zgjedhje është vet Vjosa sepse po e ritheksojë Vjosa është një brend dhe politikane e cila është krijuar brenda LDK-së dhe jashtë LDK-së nuk mundet me qenë Vjosa Osmani”, tha Limani – Hajnuni.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...