Një person ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë tij në Ferizaj.
Sipas tij, ata kanë arritur të vjedhin një armë me 50 copë fishekë, para të gatshme dhe një sasi stoli ari.
“Ferizaj / 16.03.2024-18:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...