Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pompë e derivateve në Prishtinë është grabitur gjatë ditës së djeshme, sipas raportit 24 orësh të policisë.
Dy punëtorë kanë raportuar në polici se dy të dyshuar kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare.
“Rruga “Isa Kastrati”, Prishtinë 20.01.2023 – 01:30. Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në një pikë të derivateve, kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare, më pas kanë ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet” thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë. /arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...