Hajnat e maskuar dhe të armatosur kanë shfrytëzuar natën e Vitit të Ri për të plaçkitur.
Një plaçkitje e tillë ka ndodhur në Prishtinë edhe pse nuk saktësohet se në cilën pjesë të kryeqytetit.
Sipas Policisë viktima ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur të maskuar dhe të armatosur, me dy armë të shkurtra dhe një AK-47, nga një market kanë grabitur 500 euro para të gatshme dhe 300 euro mbushje për telefona.
Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...