Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, ka thënë se synojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kroacinë.
Në fjalën e tij të rastit, Hajdari theksoi se themelet e bashkëpunimit mes të dyja vendeve janë të kahershme dhe se me kalimin e viteve tregtia mes tyre po rritet.
“Ky forum kontribuon në synimin tonë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e raporteve biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik”, u shpreh ministrja.
“Si ministre gëzohem dhe e di që Forumi Ekonomik është i suksesshëm kur bëhen bashkë edhe bizneset. Themelet e bashkëpunimeve tona janë të kahershme dhe për arsye të ndryshme por në veçanti për shkak të historisë së përbashkëta të viteve të 90-ta, por me kalimin e viteve tregtia po rritet”, u shpreh Hajdari./arbresh.info/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...