Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në konferencë për medie ka shpalosur lansimin e tri thirrjeve publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.
“Nga vlera prej 2.5 milionë euro, 1.7 milion euro do të jenë për grant-skemën për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, 500 mijë euro për grant-skemën për certifikimin e produkteve, si dhe 300 mijë euro për grant-skemën për digjitalizimin e bizneseve”, ka thënë Hajdari.
Sipas ministres, përkrahja financiare do të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, rritjen e investimeve dhe punësimit, duke përfshirë edhe nxitjen e bizneseve për kontribuim.
“Sektorët prioritar me potencial janë përpunimi i produkteve ushqimore, prodhimi dhe përpunimi i pijeve, prodhimi dhe përpunimi i drunjve dhe mobileve, prodhimi dhe përpunimi i produkteve kimike, prodhimi dhe përpunimi i produkteve të gomës dhe plastikës, prodhimi dhe përpunimi i produkteve minerale jometalike, prodhimi dhe përpunimi i metaleve dhe produkteve të fabrikuara metalike”, ka thënë ajo.
Pjesë bëjnë edhe prodhimi dhe përpunimi i pajisjeve elektrike, makinerisë dhe pajisjeve për këtë. Ndërkaq grant-skema për digjitalizimin e bizneseve përfshin një game më të gjerë investimesh./rtk
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...