Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Dr. Osman Hajdari, ka reaguar pas incidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në parkingun e administratës së QKUK-së, ku vetura e tij private dyshohet të jetë dëmtuar nga një mjet shpërthyes.
Ngjarja ka ndodhur pak para mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në hapësirat e administratës qendrore të institucionit.
Në një deklaratë për media, Hajdari ka thënë se këtë akt e sheh si një tentativë për ta penguar në përpjekjet e tij për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në QKUK.
“Si zakonisht udhëtoj me makinën time private, kam ardhur rreth orës 8 e 40, në parkingun e QKUK-së. Pastaj kam vazhduar punën. Pas një ore e diçka drejtori i përgjithshëm me njoftoi që ka një shpërthim në parkingun e QKUK-së, me çka dolën dhe e vizituam. Pashë një mjet shpërthyer në makinën time. Meqenëse se ne jetën private, nuk kam asnjë problem, as në të kaluarën as tash. Konsideroj që ky kat ka lidhje me detyrën time zyrtare. Me punët e mira dhe vendosmërinë me vendosur rregull e rend në KQUK. Dhe ndoshta këto punë iu pengojnë grupeve të ndryshme të interesit, që mund të kenë lidhje edhe me zyrtarë të QKUK-së edhe me të tjera. Por jemi të vendosur t’i vazhdojmë punët e mira”, ka thënë Osmani para mediave./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...