Qeveria e Kosovës ka aprovuar Raportin përfundimtar mbi zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane “ERA 2016-2018” dhe është shqyrtuar Lista e Prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane “Era 2: për vitin 2019.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se për të arritur përqindje të lartë të zbatueshmerisë duhet bashkëpunim me legjislativin.
Kreu i ekzekutivit shtoi se po bëhen gati për vizitën e komisioneri evropian për zgjerim Johanes Hahn në dhjetor.
“Është lënë kohë që ky raport të amandamentohet deri në fillim të dhjetorit kur vjen komisioneri Hahn. Ne këtu i kontribuojmë agjendës evropiane”.
“Nuk del përqindja e lartë mirëpo janë punë që lidhen me legjislativin dhe duke qenë kështu ne mund të hasim në mirëkuptim me deputetet”.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj ka paraqitur zbatushmërinë e prioriteteve të Agjendës Evropiane ERA 1 si dhe prioritetet e “Era2”.
“Niveli i zbatimit të prioriteteve është 49%. Niveli i zbatimit të planit të veprimit është 62%. Ecuria e procesit të rishikimit ka vonesa dhe nuk mund të arrihet sivjet, dakordimi i prioriteteve me institucione. 12 prioritete të propozuara”.
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...