Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka qëndruar për vizitë zyrtare në Beograd ku është takuar me krerët e shtetit.
Atje temë e pashmangshme ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, raporton lajmi.net.
Hahn atje ka thënë se nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte shumë gabim që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të ndalej.
“Nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte gabim të ndalet, sepse dialogu aktual ka ngecur për arsye të njohura. Unë jam mirënjohës që pala serbe e kupton mirë” , tha Hahn në një konferencë shtypi.
Nga ana tjetër, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duke folur në këtë konferencë tha se sipas saj Kosova nuk i ka respektuar marrëveshjet e Brukselit, dhe se nuk është fer të insistohet në dialog. /Lajmi.net
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...