Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, do të jetë sot në Durrës, Shqipëri për të marrë pjesë në takimin joformal të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor Gjashtë, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur BE-ja, dhe në njoftimin për medie thuhet se fokusi i takimit do të jetë në rritjen e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017, veçanërisht në planin e veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal.
“Zona Ekonomike Rajonale e dakorduar në Samitin e Triestes do të ofrojë mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët ashtu dhe për të forcuar rritjen dhe vendet e punës,” thuhet në komunikatën e BE-së.
Hapat e ardhshëm konkret sipas BE-së, përfshijnë njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe heqjen e burokracisë dhe pengesave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon, ngritjen e një dialogu rajonal mbi transformimin digjital dhe nisjen e negociatave për një mekanizëm të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Komisioni Evropian fuqimisht mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë integrale e perspektivës së tyre të pranimit në BE, nëpërmjet investimeve të konsiderueshme në lidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve brenda vetë rajonit dhe midis rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...