Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i porositi autoritetet e Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit në BE.
Hahn, duke folur pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, tha se Kosova është çështje e rëndësishme, por jo e vetmja.
“Është e qartë se kjo është një çështje aktuale, por nuk është vetëm ajo e rëndësishme për përparimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimit. Ka edhe elemente të tjera që janë të rëndësishme. Sundimi i ligjit ëshë në zemër të negociatave me BE-në”, tha Hahn.
“Sundimi i ligjit është faktor, i cili përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE, por gjithashtu është e rëndësishme që Serbia të jetë më tërheqëse për investitorët e huaj. Cilësia e gjyqësorit siguron besim shtesë dhe mendoj se është në interes të qytetarëve”, tha Hahn.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën, Vuçiq tha se nuk është “optimist” për rezultatin e dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, sepse, siç tha ai, “shumëçka nuk varet nga Serbia”.
Megjithatë, Vuçiq tha se këto bisedime duhet të vazhdojnë “për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit” dhe se Serbia është gati për kompromis.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...