Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë sot në afërsi të zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tek Qafa të Prishtinës, së bashku me deputetin Hajrullah Ceku.
Kurti u pyet pse nuk po e viziton kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Përgjigjja e tij ishte një buzëqeshje e shkurtër, pas së cilës ai u largua pa dhënë asnjë koment shtesë.
Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur interesin dhe vullnetin për të formuar një koalicion qeverisës.
Pas kësaj ftesë, Abdixhiku ka reaguar duke e konsideruar bashkëpunimin me LVV-në të pamundur dhe ka propozuar krijimin e një qeverie tranzicionale dhe unifikuese deri në zgjedhjen e presidentit të ri./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...