Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur ambasadorin e ri të Francës në vendin tonë, Olivier Guérot.
Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, i cili vazhdon të jetë stabil dhe likuid, pavarësisht vështirësive në të cilat po kalon vendi për shkak të zhvillimeve negative nga lufta në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Ambasadori Guérot u interesua për një varg çështjesh që ndërlidhen me sektorin financiar në vend, ndërsa shprehu interesimin për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...