Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës(BQK), Ahmet Ismaili ka pritur në takim të ngarkuarin me punë më Ambasadën e Malit të Zi në vendin tonë, Bernard Çobaj.
Guvernatori Ismaili në fillim të takimit e ka njoftuar Çobajn lidhur me aktualitetet në sistemin financiar të vendit, zhvillimet makroekonomike, perspektivën, objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përcjell Arbresh.info.
“Si pjesë e nismës për avancimin e sistemit financiar, përfshirë projektin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave Euro të Bashkimit Evropian, i njohur si SEPA dhe Sistemin Evropian të Pagesave të Shpejta (TIPS)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Në takim u diskutua edhe për sfidat aktuale por edhe progresin drejt digjitalizimit dhe bashkëpunimin potencial në këtë fushë me institucionet malazeze, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Malit të Zi.
Po ashtu është biseduar lidhur me avancimin e kornizës rregullative dhe ligjore, duke përfshirë Ligjin për Bankat, Ligjin për Shërbimin e Pagesave dhe ligje tjera, të cilat kanë si synim përafrimin me direktiva të BE-së.
Në fund, u konstatua se do të ketë shkëmbime të mëtutjeshme të informacionit me qëllim të bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet BQK-së dhe institucioneve malazeze në fushat e interesit të përbashkët./Arbresh.info
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...