Arno Gujon një francez i serbizuar vazhdon ta gënjej shtetin e tij Francën dhe gjithë Perendimin se serbet e Kosovës janë duke jetuar keq dhe në vështirësi dhe se kanë nevojë për ndihmë si kurr më parë. Përkundër që Gujon është i izoluar në Serbi së bashku me familje për shkak të Koronavirusit ai vazhdon tu bëjë thirrje frnacezëve dhe serbeve tu ndihmojnë serbeve të Kosovës.
Arno Gujon thotë se serbët nga Kosova dhe Metohija kanë nevojë për ndihmë më shumë se kurrë dhe u bëri thirrje kujtdo që dëshiron të ndihmojë për të dërguar një SMS në 1033, me qëllim për të siguruar vazhdimin e punës së kuzhinës popullore.
Gujon shpifë se shqiptarët shkuan në Veri dhe e blenë të gjithë miellin duke i lenë serbet pa miell.
“Ishin shqiptarët që shkuan në veri të Kosovës dhe mblodhën miell që ishte në dispozicion, ndërsa ata serbë të varfër nuk patën mundësi ta blinin. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi në gjendje të dërgojmë një SMS në 1033. Kushton 100 dinarë. Një sms mund të sigurojë një vakt për një person.
Shteti i Kosovës Arno Gujonit ia ka daluar hyrjen pikrisht për shpifjet dhe dezinformatat që i bënë kundër Kosovës dhe popullit të saj si dhe për nxitje të urrejtjes ndër etnike dhe feratre. Sipas informacioneve nga organet e sigurisë, Gujon ka lidhje me shërbimet sekrete serbe dhe se qëllimi i tij është paraqitja sa më e keqe e Kosovës para opinionit ndërkombëtar./arbresh.info/
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...