Kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj iu është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara.
Kështu është bërë e ditur nga një vendim i publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Gjykatësi i procedurës parapake ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Gucatit. Ai mundet ta dorëzojë kërkesën e radhës për lirim nga paraburgimi me 1 prill. Edhe Haradinaj këtë kërkesë mund ta dorëzojë me 1 prill.
Te rasti i Haradinajt, Gjykatësi i Procedurës paraprake e ka urdhëruar ZPS-në që të dorëzojë deklaratën e zyrtarëve policorë që kanë arrestuar, apo çfarëdo materiali sa i përket arrestimit të Haradinajt, deri më 12 mars 2021./arbresh.info/
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...