Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se sot është njoftuar nga Gjykata Speciale se e ka përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj burgim.
Gucati tha se gjatë këtyre 4 viteve s’ka mundur të jetë pranë familjes dhe atdheut, e sipas tij, gjatë qëndrimit në Hagë, në Kosovë dhe në familjen e tij ndodhën një mori ngjarjesh.
“Ajo që me goditi më së shumti ishte vdekja e babës i cili ndërroi jetë sa isha në Hagë. Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam”, tha Gucati, transmeton Klankosova.tv.
Ai nuk harroi t’i përmend as ish-krerët e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tjerë, pa të cilët tha se liria nuk është e plotë.
“Por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët, duke filluar nga Baca Jakup, Hashimi, Kadriu, Rexha Cali e Pjetri, të cilët janë të pafajshëm dhe i duhen më shumë se kurrë Kosovës sot”.
“Faleminderit gjithë atyre që më qëndruan pranë mua dhe familjes time gjatë kësaj periudhe. Çdo herë do jem në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Kosovës”, shkroi Gucati.
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...