Një konflikt mes familjarëve për një parcellë, përfundoi me vrasje.
Ngjarja e ka tronditur ditën e djeshme Skenderajn.
Viktima është 42-vjeçari Ismet Ibishi, derisa të dyshuarit për vrasjen 62 vjeçari Hisni Ibishi dhe djali i tij B.I, 33 vjeçar.
Këta të fundit u arrestuan ditën e djeshme nga ana e policisë.
Gjatë arrestimit, autoritetet e rendit, kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri që ishin në posedim të të dyshuarve.
E lidhur me rastin, ka folur familjar i të dy palëve, Hysni Gucati.
Gucati, bëri thirrje që në të ardhmen të mos ketë këso ngatërresash.
“Kjo tash ka ndodhur. Rastin s’mund ta kthejmë prapa. Këtu tash duhet të bëjmë çmos që t’i afrojmë mes vete, t’ju tregojmë që këto gjëra që janë të dobëta për vendin tonë duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”, tha Gucati.
“Kjo çka ka ndodhur e ka tronditur Drenicën, për arsye se është vrarë një djalë i ri, një djalë i një veterani të UÇK-së. Kjo familje i ka tre anëtarë të familjes që kanë dhënë kontributin e tyre në UÇK”, shtoi Gucati në Klan Kosova.
I ndjeri Ismet Ibishi, do të varroset sot në ora 16:00.
Ai la pas vetës pesë fëmijë dhe gruan shtatzënë.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes