Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi të mos lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Gucati tha se ka pak shpresa që Gjykata Speciale do të miratojë një leje të tillë, duke pasur parasysh praktikat e mëparshme ndaj të akuzuarve të tjerë.
“Me keqardhje po them se pak shpresoj që kjo gjykatë do ta lejojë [Thaçin] të marrë pjesë në varrim. Duke e parë me mu çka ka ndodhur, me zotin Kadri Veseli dhe të tjerët. Kemi edhe rastin (e Nasim) Haradinajt, ku i ka vdekur vëllai dhe nuk ka mundur të vij në varrim”, tha Gucati në Tv Dukagjini.
“Shpresoj shumë që ta lejojnë me ardh, por pak jam duke besuar. Jam në kontakt me vëllain e Thaçit, Idrizin, ata janë në koordinim me mbrojtësit e zotit Thaçi, por ende nuk ka një lajm deri në këto momente se a do të lirohet zoti Thaçi. Mua më ka lejuar dy ditë pasi ma ka vdekur baba, ashtu edhe zotin Veseli pas dy ditësh e ka lejuar”, ka thënë Gucati.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...