“Në luftë unë jam plagosur nga forcat ushtarake serbe dhe edhe sot e kësaj dit unë kamë mbetur invalid, andaj jam i obliguar t’i mbroj të drejtat dhe lirit e popullit tim”.
Kështu ka thënë sot në seancën gjyqësore në Hagë, Hysni Gucati ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Në vitet ‘97/98, i jemi bashkuar UÇK-së për t’i mbrojtur të drejtat tona. Në luftimet e qershorit unë jam plagosur nga forcat ushtarake të Serbisë dhe si pasojë unë sot jam invalid. Ne si popull më i vjetër se kemi pushtuar Serbinë por përkundrazi populli ynë ka qenë i poshtëruar. Këtu ku tash e një vit jemi me të padrejtë, veç kemi shfrytëzuar të drejtën tonë të shprehjes së lirë. Vetëm gjatë marsit, prillit e majit dhe qershorit 4500 masakra janë bërë, janë vrarë mbi 1400 fëmijë e janë dhunuar mbi 20 mijë femra, as sot e kësaj dite nuk dijmë për fatin e 1600 personave. Është e drejtë e imja legjitime t’i mbroj të drejtat tona dhe vlerat e shtetit tonë. Unë jam i obliguar t’i mbroj të drejtat e popullit tim si të gjithë atyre nëpër botë”, tha Gucati./arbresh.info/
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...