Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh.
Gucati ka deklaruar se Organizata e Veteranëve është takuar me presidentin Thaçi dy herë.
“Ne jemi takuar me presidentin dy herë, t’i thuhet Hashim Thacit tradhtar është dobësi e madhe. Po jo vetëm Hashimit, po edhe Ramushit edhe Fatmirit sepse e kanë dëshmu veten. Unë kam kërkuar nga Hashimi që të na tregojë organizatave idenë e tij, ende nuk jemi taku”, deklarohet ai, duke komentuar edhe idenë.
“Ne duhet me ditë që Presheva, Medvegja e Bujanovci kanë qenë toka tona. Ideja për mi marrë tokat është ide e mirë, po nuk e përkrahim nëse ka shkëmbim të territoreve”, ka thënë ai në T7.
Megjithatë Gucati po shprehet se nuk kanë shumë informacione për idenë.
“Ne ende nuk e dimë për idenë, për me i marr kemi qef në Çamëri a deri te molla e Kuqe në Nish, kanë qenë deri në vitin 59 tokë e Kosovës, por nuk besoj që na jep Serbia pa i dhanë diçka po besoj në fuqinë e bisedimeve e amerikanëve”, deklarohet duke thënë se edhe do të luftojnë nëse është nevoja.
“Na kemi luftu me Serbinë pa FSK e njësinë speciale, nuk po thamë që nuk hyjmë në luftë nëse dojnë me na marrë territoret, veteranët janë në gjendje t’i përgjigjen shtetit gjithmonë kur e rrok kriza, edhe me luftë, s’ka veteran që thotë se mbroj territorin tem”, përfundoi i pari i organizatës së veteranëve./arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...