Eurodeputeti Lukas Mandl ka pritur në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së, kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Gazmend Syla, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.
Sipas një njoftimi nga organizatat e dala nga lufta, përfaqësuesit e OVL-së theksuan rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.
“Eurodeputeti Mandl i dëgjoi me vëmendje dhe mirëkuptim qëndrimet tona, për çka e falënderojmë sinqerisht. E lutem qe ta përcjellë këtë mesazh tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij, duke i dhënë kështu zë dhe mbështetje kauzës sonë të drejtë”, thuhet në njoftim.

Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...