Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Vjenë.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje: Anton Quni, kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë -Austri në Kuvendin e Republikës së Kosovë, deputetët Luljeta Veselaj – Gutaj, Abdyl Ymeri, Ganimete Musliu, Nuredin Ibishi, Time Kadrijaj dhe Salih Salihu, po qëndron në Parlamentin e Austrisë, me ftesë të Kryetarit të Grupit të Miqësisë Austri – Kosovë në Parlamentin e Austrisë, Christoph Vavrik.
Siç njofton Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës, thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në rrafshin politik, shtrirja e këtij bashkëpunimi edhe në rrafshin ekonomik, çështja e zgjidhjes së kufirit me Malin e Zi, luftimi i korrupsionit nga institucionet në vend dhe mundësia e integrimit të Kosovës në BE dhe organizata ndërkombëtare, ishin temat e diskutimit.
Grupi i Miqësisë Kosovë-Austri kërkoi përkrahjen e shtetit Austriak në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe organizata ndërkombëtare (NATO, UNESCO, OSCE dhe INTERPOL).
Lidhur me këtë, delegacioni nga Kosova mori mbështetjen e plotë nga homologët dhe përfaqësuesit austriak dhe njëkohësisht u siguruan që Austria do të përkrah politikisht Republikën e Kosovës në të gjitha iniciativat integruese.
Nga të dy palët u rikonfirmua miqësia mes dy shteteve dhe gatishmëria për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushat tjera.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...