Shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së në komunën e Prishtinës, Mirlinda Sopa ka thënë se AKR e mbështet ndërtimin e xhamisë së madhe.
Sopa ka kërkuar madje që ndërtimi i kësaj xhamie të bëhet sa më shpejt duke thënë se ka pasur vonesa të mëdha, shkruan arbresh.info.
“Grupi i AKR-së është që për që kjo xhami të ndërtohet sa më parë. Është marrë një vendim në 2012 dhe pse ka 5 vjet që nuk është ndërtuar”, ka thënë Sopa.
Ajo ka shtuar se po politizohet procesi pasi siç tha po flitet prej këndit politik.
“Inkurajojmë komunën drejtorinë e urbanizmit dhe BIK që të gjejnë një marrëveshje që sa më parë të ndërtohet kjo xhami”, ka thënë Sopa./Arbresh.info.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...